Një përleshje me thikë ka ndodhur sot mes disa nxënëseve të shkollës profesionale-teknike “Fehmi Lladrovci” në Komunën e Drenasit.
Burime të Insajderin kanë treguar se njëri nga nxënësit e plagosur është në gjendje të rëndë.
Insajderi ka tentuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës, QKUK dhe nga drejtori i shkollës ku ka ndodhur rasti, por, nuk ka arritur të marrë përgjigje.