Sinjali sonte raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Reçan të komunës së Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. E ndjera u gjet nga fqinjët, të cilët ishin shqetësuar pasi s’kishin dëgjuar ditët e fundit asgjë prej viktimës.
Sinjali mëson se e ndjera është Zekirija Sagdati, 61-vjeçare.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.
Po ashtu edhe Policia është njoftuar lidhur me rastin, të cilët kanë marrë deklaratat e fqinjëve, ku sipas tyre viktimën nuk e kishin parë ditët e fundit dhe pasi kanë hapur derën e shtëpisë e kanë gjetur tashmë të ndjerën pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.