E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ky është i dyshuari për vrasjen në tentativë , Policia në kërkim të tij

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E në shumë raste përpos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, të cilat kanë bërë që shumë herë rastet e tilla të kenë epilog tragjik, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një kafene në rrugën ‘Abdulla Presheva’ në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes dy personave, ka shpërthyer dhuna fizike dhe si pasojë ka mbetur i therur me thikë një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari është Arben Ismajli, 41-vjeçar, dhe i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se u përdor në rast, ndërkohë që kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e Ismajlit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer