Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një vajzë 17-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në fshatin Smire të Vitisë dhe kishte njoftuar familjarët përmes një letre se po largohet nga Kosova. Vëllai i saj kishte raportuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë kishin nisur kërkimet për të miturën.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza mbrëmë është paraqitur në stacion policor shëndosh e mirë e më pas është intervistuar nga hetuesit në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
17-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti që ka pasur me vëllain e saj, është larguar nga shtëpia me taksi dhe ka shkuar në qendrën e Vitisë.
Atje më pas kishte hyrë fshehurazi në një xhami, ku edhe kishte qëndruar deri në mbrëmje.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar mbylljen e rastit.