Klubi i futbollit të Drenicës pas shkarkimit të trajnerit Bekim Shotani është në kërkim të nje trajneri të ri.
Burimet e rajonit brenda kryesise se klubit të Drenicës kanë mësuar se janë diskutuar disa emra.
Pas refuzimit të Afrim Jasharit për ta marrë klubin e Drenicës tani në diskutim është emri i Shpetim Babajt, zbulon portali rajoni.org
Rajoni ka kontaktuar Babajn në lidhje me lakimin e emrit të tij për emërimin si trajner i klubit.
Ai ka thënë se tani për tani është shumë e vështire qe ta marrë drejtimin e klubit.
“Në lidhje me pyetjet në fjale për mua tani për tani është shumë e vështire ta marrë drejtimin e klubit për shkak se jam në kontrat momentale me klubin, biznesit dhe familjes. Gjithashtu një arsyje tjetër është se une ekipet i marrë në fillim të sezonit”, ka thënë shkurt ai.
Kush është Shpetim Babaj?
Ai është ish futbollisti i Trepçës, Tiranës, Shakhtërit të Kazakistanit dhe Zorya Lugansk të Ukrainës.
Babaj tani i ka hyrë biznesit dhe udheheq me një ekip të futbollit në Norvegji.
Profesionalisht, Babaj, posedon të gjitha licencat e UEFA’se dhe kurseve nga kjo organizate.