E premte, 27 Dhjetor, 2024

I mituri në Skenderaj kërcënon 17 vjeçaren, ajo e shqetësuar kërkon ndihmën e Policisë 

Një person i mitur nga Skenderaj ka përfunduar dje në stacion policor, për shkak se u denoncua nga një bashkëmoshatare e tij, e cila deklaroi se u kërcënua me armë zjarri nga 17-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës së mesme teknike dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ata po udhëtonin me autobusin i cili i dërgon në fshatin Qirez.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari brenda autobusit ia ka ekspozuar armën  duke i thënë ta shohë se çfarë ka me vete nën xhaketën që po mbante veshur.

E frikësuar nga e gjithë kjo, 17-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer