E premte, 27 Dhjetor, 2024

“I vranë, i varrosën e më pas u zhvarrosën” – Specialja me akuza të rënda për të vrarët në Llapushnik përmend edhe Fatmir Limajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një version të emrave të viktimave të pretenduara që sipas tyre pretendohen të jenë eliminuar nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ZPS pretendon se në korrik të vitit 1998 në fshatin Gllogoc të Drenasit  janë vrarë 9 persona, ndërsa edhe 1 person në qershor të 1998.

“Ajet Gashi u ndalua në Llapushnik herët në qershorin e 1998’ës. Ai vazhdimisht është rrahur dhe marrë në pyetje çdo natë, i akuzuar për kollaborator, Pas rreth tetë ditësh, më ose rreth 12 qershorit 1998, Ajet Gashi u nxor dhe u vra në prezencë të  Fatmir Limajt. Trupi i tij u mor nga disa anëtarë të UÇK-së dhe më pas u gjet afër Magurës. Më ose rreth 26 korrikut 1998, derisa forcat serbe nisën ofansivë, disa anëtarë të UÇK-së morrën afërsisht 30 të ndaluarit nga Llapushniku në afërsinë e maleve të Berishës dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u zgjidhën nga prangat dhe u liruan, të ndaluarit në grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë. Trupat e të ndaluarve Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lufti Xhemshiti, Shyqri Zymeri dhe Hasan Hoxha më pastaj u zhvarrosën dhe u rimorën nga malet e Berishës”, shkruhet në aktakuzë, përcjell Insajderi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer