Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Surqinë të Ferizajt, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka shkaktuar telashe në shtëpi duke demoluar orenditë shtëpiake.
Sinjali mëson se i dyshuari ka deklaruar se do e mbysë babain e tij, duke i thënë vëllait se ‘baba i ka ditët e numëruara’.
Përballë kësaj situate, prindi i të dyshuarit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje.