E premte, 27 Dhjetor, 2024

“M’ke tradhtu kur kom qenë jashtë…”/ Kosovari kërcënon ish të fejuarën, bashkë me babain përfundojnë në Polici

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Në të tilla raste shpesh përfshihen edhe familjarët e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur një 27-vjeçare nga Mitrovica, e cila është në hall me ish të fejuarin e saj, të cilin u detyrua ta denoncojë pas telashe që ia shkaktoi. Në incident është përfshirë edhe ish vjehrri i saj, si dhe një burrë tjetër,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu B.Xh., po dyshohet se e ka kanosur viktimën, duke i shkuar te vendi i punës, ku e ka paralajmëruar se do ta pësojë keq, e madje e ka akuzuar edhe për tradhti.

“Ti m’ke tradhtu kur kom qenë jashtë a.. kam me ta shkatërru jetën”, dyshohen të kenë qenë fjalët e tij, thonë të njëjtat burime.

Për të mos mbaruar me kaq, edhe babai i të dyshuarit është përfshirë në rast, por i cili e ka kërcënuar personin me të cilin i biri dyshon se e ka tradhtuar ish e fejuara. I moshuari i ka shkuar atij deri te zyra, duke e kanosur seriozisht me vrasje.

Përballë kësaj situate, edhe ky rast është raportuar në Polici, me ç’rast viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve për atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, dhe ndaj tyre, me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “kanosje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer