Tashmë edhe pozicionohet fare në fund të tabelës së klasifikimit.
Drenica ka pesë humbje në po aq ndeshje radhazi të zhvilluara, duke u bërë kështu skuadra e vetme me këtë bilanc negativ, përcjell Futbollikosovar.net.
Ekipi kuqezi pas ndryshimeve në shtabin teknik, shpreson t’u rikthehet rezultateve pozitive, megjithatë gara tashmë sa vjen e bëhet më interesante.
Formë diçka më të mirë ka Trepça’89, e cila në pesë ndeshje, megjithatë ka një fitore.
As Prishtina nuk ia lë mangut kur jemi te forma. Skuadra e Munishit numëron dy fitore në periudhën respektive.
Më poshtë edhe renditja para xhiros së fundjavës.