Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një gruaje që është raportuar si e zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë për Viktorija Gojanin, 19-vjeçare nga komuna e Klinës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]”