Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete, transmeton portali rajoni.org.
Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima Leonard Mahmuti i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .
Kujtojmë, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.