Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një 22-vjeçareje, e cila e ka raportuar në Polici të dashurin e saj, 26-vjeçar, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht në një motel.
Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari fillimisht e mori viktimën me forcë në veturë dhe më pas e çoi në një motel. Aty, përveç dhunës fizike, vajza dyshohet se është detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj. Viktima pësoi lëndime trupore, por i dyshuari e saj e la dhe iku në një drejtim të panjohur.
Përballë kësaj situate, ajo vendosi të kërkojë ndihmë. Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku është rrëfyer në detaje për gjithë rastin e trishtë që i kishte ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme në motelin ku dyshohet se ndodhi rasti, ku edhe u arrestua personi i dyshuar. Të njëjtit i është konfiskuar vetura, ku ia gjetëm dhjetëra fishekë.
Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.