E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Suharekasi sulmon me kondak të armës personin që dyshonte se kishte vjedhur në shtëpinë e tij, plagos veten aksidentalisht

Vjedhjet e shumta që po ndodhin nëpër shtëpi gjithandej vendit kanë ngritur shqetësim të madh te qytetarët. Hajnat shpesh nuk kapen, por ndodhë që pronarët e shtëpive të dyshojnë te persona të afërm ose fqinjët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në fshatin Peqan të Suharekës, ku një 23-vjeçar ka vendosur t’i qërojë hesapet me dy persona, te të cilët dyshonte se kishin kryer vjedhje në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari M.K.,  ua ka zënë pritën dy të rinjve të tjerë, të cilët po dyshohet se i ka sulmuar për shkak të dyshimeve që kishte se ishin hajnat e hynë në shtëpinë e tij para disa ditësh.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka goditur njërin nga viktimat me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shtënë me armë edhe në ajë dhe më pas e ka goditur veten aksidentalisht.

Për pasojë, edhe i dyshuari ka përfunduar në spital dhe tashmë ndodhet në Qendrën Klinike Universitare, ku është dërguar nga Emergjenca në Suharekë, për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore, ku është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur dhe disa prova të tjera.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për dy vepra penale dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer