E premte, 27 Dhjetor, 2024

Vajza sulmon njerkën e saj, në ndihmë i del edhe babai

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Obiliq, ku një grua ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj dhe vajzën e tij, të cilën e ka nga martesa e mëhershme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari bashkë më vajzën e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sipas dëshmisë së saj, të dhënë para hetuesve policorë, burri i saj edhe më parë e ka sulmuar dhe rasti i fundit është para disa ditësh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga Policia, ku është rrëfyer për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa gruaja është dërguar në strehimore, aty ku ndjehet më e sigurt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer