E martë, 7 Maj, 2024

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë, përfundon në Polici

Rastet e të shtënave me armë zjarri janë bërë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë përfundojnë me të plagosur e madje edhe tragjikisht. Përdorimi i armëve nëpër rrugë e hapësira publike po cenon kështu edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën, në fshatin Nushpall të Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari, I.Sh., ka shtënë me armë në këtë fshat, për motive akoma të panjohura dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Atë natë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë që dyshohet se ishte e armës që u përdor në rast.

Sinjali mëson se pas nisjes së hetimeve, Policia e ka zbuluar të dyshuarin, i cili është kapur gjatë ditës së djeshme dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur edhe arma, që është konfiskuar nga zyrtarët policorë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer