E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Mërgimtari s’e lë rehat ish të fejuarën, ia shpërndan fotot nudo te vëllai dhe motrat e saj

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Dobrajë e Vogël e Lipjanit, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 29-vjeçare është në hall me ish të fejuarin e saj, i cili pas ndarjes, ka shkaktuar vazhdimisht telashe.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari që jeton në Francë, ka shpërndarë fotografitë e saj intime te vëllai dhe motrat e saj dhe e ka kërcënuar që nëse nuk rikthehen bashkë, këto veprime do t’i bëjë vazhdimisht.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’. Ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer