E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ishte dënuar për drogë, arrestohet gruaja 49-vjeçare që kërkohej me urdhër arrest

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Siç mëson Sinjali në mesin e tyre është edhe një grua 45-vjeçare, A.A., e cili është kapur të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë  dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj saj ka urdhëresë aktive.

E njëjta ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilën Gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtore për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për çka ishte dënuar me gjobë, por që i ishte zëvendësuar me burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, 45-vjeçarja është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer