E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Burri ushtron dhunë ndaj gruas, ajo e ther me thikë në vetëmbrojtje – përfundojnë në spital

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Por ka raste kur edhe ato përshihen në rrahje për t’u vetëmbrojtur dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Kështu ka ndodhur sot, në një familje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burrë dhe grua të cilët janë të martuar që 14 vjet, kohëve të fundit po kanë probleme të vazhdueshme me njëri-tjetrit. Sinjali mëson se gruaja që një kohë është viktimë e dhunës nga bashkëshorti, por një rast i tillë si ky i fundit nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Konflikti mes tyre dyshohet se nisi sot pas një zënke verbale, kur i dyshuari u kthye në shtëpi dhe iu vërsul gruas. Ai po dyshohet se e rrahu atë fizikisht, çka e detyroi viktimën që të mbrohet duke e sulmuar.

Burimet nga Prokuroria thonë se gruaja e ka goditur me thikë bashkëshortin, duke u munduar që ta ndalojë, para se të ndodhte diçka më e keqe.

Të dy përfunduan në spital, ku morën trajtim mjekësor, e më pas u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që burri i dyshuar të ndalohet për 48 orë, kurse viktima të kthehet te fëmijët e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer