Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar një person i cili në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ka drejtuar veturën e tij në një shpejtësi marramendëse, raporton Gazeta Sinjali.
Shoferi i cili nuk posedon as patentë shofer, është kapur me radar duke vozitur 175 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 175km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lënda për dy kundërvajtjet është proceduar në gjykatën kompetente.
Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 175 km/h
Mitrovicë, 17 mars 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 175km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Gjatë verifikimit ka rezultuar që kundërvajtësi drejtuesi veturës nuk posedonte patentë shofer dhe është recidivist i kundërvajtjeve te tilla.
Lënda për dy kundërvajtjet është proceduar në gjykatën kompetente.
19
|
Comment
|
Share
|