E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – ja për çka dyshohet

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi dhe ka kërkuar ndihmën qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e tij, i njëjti është i kërkuar për veprën penale ngacmim.

Ndërsa, dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në Prizren.

“Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Ngacmim që ka ndodhur më datë  28/02/2023, ora 19:15, në rrugën “Ëilliam Ëalker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”.

Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre.

Vlen të ceket se i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë  .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer