E premte, 20 Shtator, 2024

“Turp për komunen”: Familjari i 4 dëshmorëve thotë se u harruan nga udhëheqësit

Se komuna e Skenderaj në krye me Fadl Nurën nuk është kerkah kjo dita ditës veç po vërtetohet, shkruan portali rajoni.org.

Përveç skandaleve, punësimeve familjare e partiake, tenderave tani kjo komunë ka filluar të këtë kritika edhe për çasjen ndaj dëshmorëve.

Pas injorimit të 24 përvejtorit ku kanë rënë 75 dëshmorë në fshatin Kllodernicë të Komunës se Skenderajt – Xhevdet Xhevda, i cili ka 4 familjar dëshmorë i është drejtuar me një letër institucioneve lokale.

Ai ka thënë se të njejtin kur kishin interes i vizitonin e i përkujtonin ndërsa tani kanë harruar egzistimin e tyre.

“E udheheqesit e vendit mos me kan këtu për neve, sepaku këto ditë kur kemi nevoj për pak ngushellime edhe pse sikur jane e sikur sjane ata për neve dhimbja nuk largohet asnjehere por sepaku nje fjale e mire e nje vizite pak minuteshe mjafton. Mund ta ndajne pak kohe sic ndajne kohe kur jane ne pyetje interesat e tyre(Votat)”, ka shkruar ai ndër të tjerat.

Postimi i plotë;

Per me mbajt afer popullin, per me u siguru qe edhe mandatin tjeter don me fitu
Duhesh me majt afer e me ju nejt afer ne ditet e tyre me te veshtira, nuk eshte e leht per ne me jep antar t familjes per ket shtet
E udheheqesit e vendit mos me kon ktu per neve, spaku kto dit kur kemi nevoj per pak ngushellime edhe pse sikur jane e sikur sjane ata per neve dhimbja s largohet asnjehere por spaku nje fjal e mire e nje vizite pak minuteshe mjafton . Mund ta ndajne pak kohe sic ndajne kohe kur jane ne pyetje interesat e tyre(Votat)
Ne kete fshat po ne keto data 26/27/28 mars ne vitin 1999 u vrane 75 deshmore 47 prej tyre ishin vendas te klladernices… Jemi lodhur cdo dite tu shkru per gjera qe i din te gjithe por i vuajm vetem ne . Kam frike vetem nga nje gje sepse thone gjerat e harruara perseriten. Lavdi te reneve per Liri 🇦🇱
TURPPP Komune per ju…..

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer