E shtunë, 21 Shtator, 2024

81-vjeçari që u gjet i vdekur banonte vetëm, s’dihen shkaqet e vdekjes

Në rrethana ende të paqarta, një person i moshuar është gjetur pas shenja jete në banesën e tij në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Shemsedin Raça, 81-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas burimeve të Sinjalit, i moshuari ka qenë duke banuar vetëm, teksa është gjetur pa shenja jete nga një familjar i tij, i cili edhe ka njoftuar organet kompetente.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Ndërkohë nga mediat lokale të Mitrovicës është publikuar edhe fotografia e të ndjerit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer