E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kurti takon në Drenas dy shokët e tij të burgut: Në sytë e Milazimit e Elmisë rrëzëllen dashuria për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në Drenas ka takuar dy shokët e tij të burgut, Milazim Mustafën dhe Elmi Gjylanin, ish të burgosur politik.

Shefi i qeverisë tregoi se për të parën herë ishin takuar në burgjet e Pozharevcit e Nishit, në vitin 1999.

“Këtë herë, me ta ishin bijtë e tyre, të rritur. Në kohën e vuajtjes së dënimit, Asdren Mustafa ishte 3 vjeçar, ndërsa Altin Gjylani ishte foshnje, vetëm disa muajshe”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai tha se Milazimi ishte burgosur së bashku me dy vëllezërit e tij, Halilin dhe Përparimin.

“Kujtuam bashkë vëllaun e vogël të tij, Përparimin, i cili ka ndërruar jetë më 5 shkurt të këtij viti, pas një infarkti. Ai ishte idealist e punëtor, ish i burgosur politik, që pas luftës, për 22 vite kishte punuar si vozitës i furgonit”.

“Në sytë e Milazimit e Elmisë rrëzëllen dashuria për Kosovën, e në fjalët e tyre nuk dëgjohet tjetër veçse urata për kombin. Kështu i mbajë mend në burg, si motivues e shokë që të qëndrojnë pranë, kështu janë po edhe sot”, përfundoi Kurti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer