E diel, 22 Dhjetor, 2024

Postimi i fëmijeve të dëshmorit, Fadil Nura reagon: Nuk është e vërtet qe është hequr emri i babait të tyrë

Kryetari i Komunës së Skenderajt përmës nje emailit drejtuar redaksisë se portalit rajoni.org ka reaguar ndaj lajmit së një pjesë e rrugës i është hequr emri i dëshmorit, Muhamet Musliu, dhe se lajmi i plasuar rreth kësaj çështje sipas Nurës nuk është i vërtetë.

Letra e plotë dërguar redaksisë se portali rajoni:

Në portalin tuaj “Rajoni” me datë 20 Prill 2023 është publikuar një lajm me titull “E tmerrshme: Komuna e Skenderajt ia hjek rrugës emrin e dëshmorit të UÇK-së”.

Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë dhe shpifës. Komuna e Skenderajt nuk ka hequr emrin e asnjë dëshmori të UÇK-së e as të dëshmorit në të cilin ju keni publikuar lajmin në fjalë. Në Vajnik është ndërtuar një rrugë e re e cila pas kërkesës së disa banorëve të fshatit kërkohet që të lidhet me rrugën ekzistuese Muhamet Musliu dhe ky degëzim i ri të quhet me emrin “Bislim Imeri”. Bashkangjitur e gjeni edhe fototografinë ku me vijë të verdhë është rruga Muhamet Musliu kurse me vijë të zezë është rruga e re e ndërtuar.

Kërkoj nga ju që këtë lajm të datës 20 Prill 2023 ta demantoni dhe të kërkoni falje, duke i japur rëndësinë e njejtë sikurse lajmit.

Në rast se nuk e demantoni lajmin dhe nuk kërkoni falje, atëherë unë do të ushtroj padi për shpifje sipas Ligjit kundër shpifjes dhe fyerjes.

Përgjigje ndaj emailit të Nurës:

I nderuar kryetar, vërtetë është mirë qe po merresh me media por nuk është mirë qe me media me u marrë duke i kërcënuar me padi në gjykatë në vend qe të ju ofrosh bashkëpunim për të miren e komunitetin ti ke zgjedh injorimimin e kërcënimin.

Kur bëhët fjale për media në Skenderaj?!Kryetar je ndër komunat e vetme në Kosovë e cila nuk ka medium të kontraktuar për ta transmetuar punën e asambles apo edhe rasti kur për herë të parë qe nga paslufta në Komitetin Komunal për Siguri, mediat i ke lënë pa përfaqësim.

Tani për shkrimin në fjalë problemi me i vogël është me kërku falje e me dal e vërtetë ajo që kë shkruar ti sepse një kërkim falje nuk është asgjë karshi një dëshmori i cili me gjakun e tij e ujitim lirinë të cilën në po e gëzojmë sot dhe nëse ky lajm qe sipas juve nuk është i vërtetë ne i gëzohemi pamas sepse nuk ka asgje me të rëndë se lëndim i familjës se dëshmorit.

Kryetar sa i përket lajmit ne jemi bazuar në postimi e djalit të dëshmorit, Muhamet Musliu, Kastriotit i cili vazhdon të qendroj prapa çdo shkronjë të shkruar.

Me shpresen qe do t’a lexoni, kryetar dhe një herë po ja u risjelli postimin e plotë të shkruar nga djemt e dëshmorit:

Të dashur bashkëvendas,

Unë Kastriot Musliu dhe vëllai im Ardion Musliu, djem të dëshmorit Muhamet Musliu, me keqardhje na duhet t’iu njoftojmë me padrejtësinë që sot udhëheqësit e Komunës së Skenderajt po bëjnë me familjen tonë dhe babain tim dëshmor emrin e të cilit tash e sa vite e bartë rruga e cila shtrihet nga degëzimi për lagjen Turjan e deri te kufiri me fshatin Jashanicë, te rruga “Afrim Haliti”.

Në këtë rrugë janë të vendosura tabelat shenjëzuese dhe secila familje që jeton në këtë rrugë nga fillimi e deri te fundi I saj kanë adresën e tyre me emrin e dëshmorit “Muhamet Musliu”.

Së fundi komuna e Skenderajt ka marrë vendim që këtë rrugë pa asnjë arsye ta ndajë në dy pjesë dhe një pjesë të saj ta emërtojë me një emër tjetër.

Një vendim i tillë i udhëheqësve të Skenderajt përveç që krijon përçarje mes familjeve dhe njerëzve të fshatit Vajnikë, ai është i kundërligjshëm për disa arsye.

Së pari personi që ka bërë kërkesë për ndërrimin e emrit të rrugës nuk i ka nënshkrimet e banorëve të lagjes sonë siç kërkohet me ligj.

E dyta rruga në fjalë de fakto me vite është njohur me këtë emër dhe dëshmi për këtë janë edhe faturat e pagesave te shërbimeve komunale që iu vijnë banorë përgjatë rrugës.
E treta, sipas udhëzimit administrative të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit një rrugë nuk mund të ndryshojë emërtimin pa kaluar 10 vite nga emërtimi paraprak.

Komuna e Skenderajt ndryshimin e emërtimit të rrugës po tenton të arsyetojë me faktin që një pjesë e rrugës në fjalë nuk ka qenë e regjistruar në kadastër dhe tani po duan që atë pjesë të rrugës ta ndajnë dhe ta emërtojnë me një emër tjetër. Rruga nuk mund të ndahet kur nuk ka asnjë parakusht për ndarjen e saj.

Nëse komuna nuk e ka regjistruar rrugën e plotë që bartë emrin e babait tim, ajo bie në përgjegjësi të tyre sepse ata vet e kanë vendosur tabelën me emrin e babit tim pikërisht në pjesën e rrugë ku sot thonë që nuk është e regjistruar.

Në vend të ndryshimit të emrit komuna është dashur që ta regjistrojë atë pjesë të rrugës që nuk ka qenë e regjistruar por jo ta ndajë sepse ajo rrugë gjeografikisht nuk mund të ndahet.

Me një fjalë komuna e Skenderajt me këtë vendim po krijon përçarje dhe ofendim ndaj familjeve të dëshmorëve dhe tradhti ndaj gjakut të atyre që nuk kursyen asgjë që ne sot të jetojmë të lirë.

Unë dhe familja ime nuk do të ndalemi kundrejt kësaj marrëzie të komunës së Skenderajt dhe do ta kundërshtojmë deri në fund.

TURP!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer