E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Gërvalla: Zgjidhja afatgjate është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve

Ministrja Gërvalla foli edhe për vizitën e ministrit të Jashtëm suedez Tobias Billström, për të cilin tha se ai ka ardhur edhe si përfaqësues i BE-së e që ka përshëndetur marrëveshjen e Ohrit, ku bëri të ditur se gjatë takimit me të është folur edhe për Asociacionin.

Lidhur me dialogun me Serbinë, ministrja Gërvalla theksoi se partnerët tanë besojnë se ka një shans për një marrëveshje serioze me Serbinë e që Kosova është treguar e interesuar seriozisht që të arrihet marrëveshja për normalizim te marrëdhënieve, ndonëse, siç u shpreh ajo, nuk është se presim ndonjë miqësi te madhe më fqinjin tonë, por, shtoi ajo, ia vlen çdo tentativë për një sjellje normale mes dy shteteve fqinje.

“Kosova nuk njihet si një vend që nuk e mban fjalën e dhënë, prandaj mendojmë mirë se çfarë deklarojmë sepse nuk mund të sillemi si Serbia e cila premton 5 herë në ditë e nuk mban asnjë prej tyre”, deklaroi ministrja Gërvalla, derisa vuri në pah përvojën e saj vetanake, si person që ka zhvilluar dialog me shtetin fqinjë e që, ndonëse është pajtuar me marrëveshjen ajo ka mohuar pa kaluar 24 orë nga arritja e marrëveshjes që kishte të bënte në mospendimin e anëtarësisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Ne bëjmë dialog me partnerët tanë, sepse nëse partnerët tanë deklarojnë se ka një shans, atëherë ne do të ishim të fundit që nuk do ta shfrytëzonim këtë shans, por që nuk hezitojmë të shprehim pesimizmin tonë ndaj Serbisë sepse kemi përvojë të gjatë me të e që sjelljet e saj vetëm sa përforcojmë skepticizmin tonë”, deklaroi mes tjerash ministrja Gërvalla.

(E plotësuar)Liberalizimi i vizave, Gëvalla: Meritorë janë qytetarët tanë

Ka zgjatur tepër shumë procesi i liberalizmit të vizave ndaj Kosovës, por duhet shikuar përpara në mënyrë që të jemi të përgatitur për datën e një janarit të 2024-ës, si dhe të bëjmë një fushatë të mirë informuese lidhur me njohjen e domethënies së liberalizimit t ë vizave, se çka është e çka nuk është liberalizmi i vizave, që qytetarët tanë të jenë të përgatitur e të mos hasin pengesa të ndryshme.

Kështu dekaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc në RTK Prime, derisa theksoi se nganjëherë plotësimi i kushteve formale nuk është i mjaftueshëm për një proces të tillë çfarë është liberalizimi i vizave, ku, mes tjerash, përmendi edhe faktin që qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin e përvojave jo të mira nga shtetet fqinje lidhur me këtë proces.

“Megjithatë meritor për këtë akt janë qytetarët e Republikës të cilët nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga besimi për një rezultat t ë tillë, pra është një akt me të cilin janë shpërblyer qytetarët tanë”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc në RTK Prime.

Ajo më tej shtoi se është mirë që më nuk do të ketë radhë të gjata para ambasadave të qytetarëve tanë dhe që më së voni do të jetë 1 janar 2024.

Për këtë ministrja Gërvalla falënderoi Presidencën çeke sepse, siç tha ajo, ka luajtur ndikim të konsiderueshëm në liberalizimin e vizave, që ka këmbëngulur që të caktohet një datë e saktë kur të zbatohet liberalizmi i vizave.

Ajo më tej sqaroi efektin e liberalizmit të vizave, ku përmes këtij dokumenti qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë për qëllime të ndryshme, pro me karakter human, në arritjen e synimeve shkencore, ngritjen e njohurive të sferave të ndryshme qoftë të bizneseve etj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer