E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Del videoja e plotë e vrasjes se bizismenit shqiptar dhe pamjet ekskluzive të autorit pas ngjarjes

Imazhi i vrasësit të Ardian Nikulajt! Videoja e plotë e vrasjes dhe pamjet ekskluzive të autorit pas ngjarjes

Personi që shihni në foton ekskluzive të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha është vrasësi, i cili qëlloi për vdekje Ardian Nikulajn.

Kjo fotografi e tij me motor, është shkëputur nga një kamera sigurie në Shëngjin teksa ai largohet.

Pak sekonda më parë, viktima e tij po lëvizte i qetë në pronën e tij. Ardian Nikulaj mori një kafe. U ul i qetë dhe në rutinën e tij nis të flasë në telefon.

Burri i veshur me një jelek fosforishent si të policisë, apo si një postier i vdekjes me kasketë në kokë hyn në lokal. Përshëndet edhe viktimën dhe i afrohet. Brenda pak sekondash, nxjerr armën dhe qëllon pa mëshirë, fillimisht pak hapa larg shenjestrës dhe më pas afrohet për t’u siguruar që e kreu porosinë.

Vrasësi drejton armën nga dëshmitari okular dhe del nga dera, duke lënë të vrare Nikulajn, për të cilin janë ngritur disa pista, më kryesorja ajo e hakmarrjes por edhe e një konflikti të një viti më parë në zonën e Shëngjinit.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar videon e plotë, që tregon rutinën e viktimës deri në momentin tragjik të vrasjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer