E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ky është 53-vjeçari që u gjet i vdekur, ishte ish-pjesëtar i UÇK-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të dyshimta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Enver Hasani, 53-vjeçar, i cili ishte ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit, i ndjeri është gjetur gjysmë i zhytur në një pusetë në një mal në afërsi të shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e të ndjerit. Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Ndërkohë njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familjarët e Hasanit, të cilët kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit mbahet sot në orën 17:30 në varrezat e fshatit Keqekollë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer