E martë, 24 Dhjetor, 2024

Për herë të parë QKMF në Skenderaj organizon trajnim për intubim

QKMF-ja në Skënderaj nën udhëheqjen e drejtorit Bashkim Nura po vazhdon me bashkëpunime, të cilat kanë filluar t’i japin frytet e veta, raporton portali rajoni.org.

Sot, stafi i QKMF-së në Skënderaj ka përfunduar trajnimin e radhës për intubim. Trajnimi po bëhet nga KFOR amerikan, i cili është duke u treguar mjaft kompetent në udhëzimet përkatëse.

Këto udhëzime do të shërbëjnë për stafin në përgatitjen e tyre profesionale për shërbimin adekuat shëndetësor ndaj qytetarëve të Skënderajt.

Për këtë ka reaguar edhe udhëheqësi i QKMF-së, Bashkim Nura, i cili është shprehur i kënaqur nga niveli i këtyre trajnimeve.

Postimi i plotë:

I lumtur qe fal bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in amerikan kemi arritur të kryejm më sukeses ciklin e dytë të trajnimit për INTUBIM me stafin mjekësor,doktor dhe infermier të përfshire në tri grupe.
Në mënyrë që ta kemi një staf sa më mirë të pregaditur dhe që të shkëmbejmë përvojat tona për ta rritur cilësin e shërbimeve mjekësore,ne u dakorduam që bashkëpunimet tona të vazhdojnë edhe në të ardhmën me trajnime tjera për rritjen e cilësisë profesionale.
Ne u jemi mirënjohes dhe falenderues për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj Dr.CPT Hassan Khan,SGT William Lowry dhe SSG Walter Michener.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer