E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Këngëtarja kosovare ndahet nga burri pas 6 vjetësh martesë

Duket se një tjetër ndarje e befasishme ka ndodhur në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Leonora Poloska, e cila mesa duket ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj, muzikanti i njohur Andin Randobrava.

Leonora Poloska dhe Andin Randobrava (Foto: Arkiv)

Burimet e emisionit Prive kanë raportuar se kriza mes çiftit ka nisur që para vitit të ri dhe se këngëtarja shkupjane është zhvendosur tashmë në një shtet tjetër.

Ajo bashkë me vajzën duket se është larguar për në Islandë, atje ku jetojnë edhe një pjesë e mirë e familjarëve të saj.

Leonora Poloska dhe Andin Randobrava (Foto: Rudina)

Ndonëse nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për një ndarje definitive apo për një krizë e cila mund të kalojë, mirëpo është e qartë se raportet mes tyre nuk janë në stadin më të mirë të mundshëm.Reklama

Kjo pasi edhe në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Do të shkrihesh” ka larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishte me Andinin. /Telegrafi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer