E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

“Po lë ëndrrën e parealizuar të babait…”/ Djali i ish-ushtarit të UÇK-së merr rrugën e mërgimit

I riu nga Podujeva, Gazmend Hasani, i është shtuar listës së personave të cilët kanë zgjedhur të lënë vendlindjen dhe të emigrojnë në vendet e huaja, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i biri i ish luftëtarit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behram Hasani, ka thënë se po u bashkohet vëllait e motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.

“Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim. Mirupafshim dhe faleminderit”, shkroi ai në postimin përshëndetës me vendlindjen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer