E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Braktisi fëmijët për dashnorin”, dhëndri nga Kosova flet nga arratia pasi dogji shtëpinë e ish-gruas në Vlorë

Haki Bajrami, 51-vjeçari nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim për një ngjarje në Llakatund të shtunën e kaluar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe djalin e ish-partneres së tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës, tregon versionin e tij të historisë.

Në një rrëfim për “Me zemër të hapur” në News24, Bajrami, nga arratia tregoi se si kishte vendosur që t’i merrte fëmijën e mitur ish-partneres së tij nga Vlora, dhe më pas kishte udhëtuar drejt Kosovës. Ai lëshoi akuza në drejtim të ish-partneres, ndërsa shtoi se ajo ka braktisur fëmijët për dashnorët.

“Plaka mezi ma hapi derën e shtëpisë, se donte djali biberonin. Ika në polici që të sqarohesha. Unë doja që djali im mos të shkonte në Greqi, dmth të dilte jashtë shtetit. I thashë; ec te shpia se nuk e ke mirë. Nuk dua më tha. I hipa makinës dhe erdha në shtëpi. Ika në Kosovë. Ia lashë dhe djalin asaj. Erdha në shtëpi. Me merr motra e saj në telefon. Më tha; gruan dhe çunin e ke atje. pse të zë vendi? Pse nuk e merr vajzën. Unë shkova atje, në Vlorë. Kur shkoj te porta e tyre ishte dera mbyllur. I kishte treguar Bana se po vjen Hakiu. Shkoj atje, dhe vëlla i saj u ngrit. Ai është njeri.

Ajo më tha; nuk të dua më. Ok i thashë, por dua të marr çunin. Po rri atje nja 2 orë me çunin. Hajde ti te nëna jote dhe merr djalin. E mora çunin shkova te porta e tyre. Asnjë nuk erdhi. E kisha djalin tim me vete dhe i them; a të nisemi për Kosovë, se këta se kanë ndërmend të vijnë. Të lë unë çunin tim rrugëve?! Ika unë. Në 8 të mëngjesit më merr në telefon. I thash mos më merr në telefon. Më tha; ke marrë djalin në Kosovë? Po i thash. Çuni im i ka të gjitha gjërat këtu. Si po mendon ti? Mos më thirr më këtë punë. Nëse do të vish te shtëpia, hajde. Ishte shtatzënë, 4 muajshe shtatzënë. Ajo abortoi. Ajo 18 aborte? Jo! Janë gënjeshtra. Dua të di se kush ia dha ato ilaçe. Si e hodhi fëmijën tim në kosha të plehrave. Shkoj në spital, ajo ishte njohur e një djalë në Gjermani. Si u shërua, e mori gocën 17-vjeçe dhe la vetëm në rrugët e Athinës. Ajo u martua në Gjermani. Iku e martua. Më ka marrë 12-13 mijë euro, më ka vjedhur gjithçka. Njërin fëmijë e la në Greqi, tjetrin e la te nëna, pa drita, pa ujë, për dashnor. Tjetrin e la në Kosovë. Po ça femre është kjo moj?”, tha Barjami./BW

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer