E diel, 22 Shtator, 2024

Rënia e Drenicës nga superliga, reagon Gjenerali: Qeverisje e turpit!

Gjenerali i UÇK’së dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Nuredin Lushtaku, përmës rrjetit social facebook ka reaguar pas humbjës se KF Drenicës ndaj Trepçës, ku me ç’rast ky klub edhe matmematikisht ka rënë nga superliga, shkruan portali rajoni.org.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes Jasharit, KF “Drenica” ishte e renditur në vendin e tretë në Superligë, ndërsa tani me qeverisjen e Fadil Nures dhe Sami Lushtakut, për herë të parë pas 23 viteve bie nga Superliga në futboll.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Skënderajt

Të nderuar tifozë “Shqiponjat e Zeza”

të ekipës tonë, KF “Drenica”

Me shqetësim e kemi marr lajmin për rënien e Klubit KF “Drenica” nga Superliga e Kosovës, ekip me të cilin krenohemi të gjithë drenicasit, të rinjtë dhe të rejat e qytetit tonë.

Gjatë qeverisjes sonë, nën udhëheqjen e Bekim Jasharit, KF “Drenica” ishte e renditur në vendin e tretë në Superligë, ndërsa tani me qeverisjen e Fadil Nures dhe Sami Lushtakut, për herë të parë pas 23 viteve bie nga Superliga në futboll.

Të nderuar tifozë “Shqiponjat e Zeza” të KF “Drenica”

Nëse e shikojmë raportin e fundit financiar Janar-Mars 2023 nga ana e komunës, e shohim shumë qartë orientimin dhe planet e qeverisjes së turpit, e që po del të jetë luksi dhe shpenzimet enorme për dreka, darka dhe derivate për automjete.

Kështu është kur shkelen vlerat për interesa personale!

TURP!!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer