E hënë, 23 Shtator, 2024

Aksident me të lënduar në Skenderaj, shoferi nga pakujdesia godet veturën tjetër

Policia përmes raportit 24 orësh njofton për nje aksident qe ka ndodhur dje në fshatin Vojtesh të Skenderajt, rreth orës 16:30, transmeton portali rajoni.org.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar shoferi i veturës qe është goditur, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Rasti në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer