E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

“Gezimi i’u ndërpre në gjysmë” Halil Kastrati i premtoi ndërtimin e shtëpisë, por vëllau nuk e lë ta ndërtojë në pronën e tij, Drenicasi kërkon ndihmë

Pak ditë me parë familjes se Isuf Gjokajt i’u kumtua lajmi se po bëhet me shtëpi të re, e cila do të ndërtohet nga shoqata Jetimat e Ballkanit dhe fondacioni i Behgjet Pacollit, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo ky gëzim i’u ndërpre në gjysmë, pasi qe i njëjti nuk po ka tokë se ku t’a ndërtoj atë, sepse aty ku kishtë jetuar me herët është nën pronesi të vellaut të tij dhe se i njejti nuk po e lënë me ndertu shtëpinë.

Ai nëpërmjetë një videoje dërguar në redaksin e portalit rajoni.org, ka apeluar tek qytetarët qe ta ndihmojnë në blerjen e truallit për ndërtimin e shtëpisë.

Lidhur me lajmin se kjo familje do të bëhet me shtëpi e kishtë komunikuar edhe faqja zyrtare e Komunës se Skenderajt ku kishtë shkruar:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, humanisti Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit dhe Selim Pacolli, kanë vizituar sot familjet që janë prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti, shtëpitë e të cilave u bënë të pabanueshme nga dëmtimet si pasojë e fatkeqësisë.

Me këtë rast, atyre u kumtua lajmi se po bëhen me shtëpi të reja, të cilat do të ndërtohen nga Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli.

Kryetari Nura ka përgëzuar familjet e Isak Smajlit – Kuçicë, Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, të cilat shumë shpejt do të vazhdojnë jetën në kushte më të mira banimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer