E hënë, 23 Shtator, 2024

Me meze e birra: Sami Lushtaku ju mban “vajz” banorëve të Rezallës

“Zëvendës” Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, sonte ka takuar strukturat e PDK’së në Fshatin Rezallë, shkruan portali rajoni.org.

Në një fotografi e cila është shpërndarë në rrjetin social, nga vetë Lushtaku, shihet një grumbull i banorëve; në ndejën e shoqëruar me birra e meze ku prezent ishtë edhe bizismeni i njohur – pronari i firmës Rukolli, krahu i djathtë i pushtetit.

Nuk dihet nëse kanë biseduar se si ky fshat ka mbetur shkret, mungësen e ujit të pijes, për ikjen e të rinjëve, se si kanë tentuar “kundërligjshem” për të ndryshuar kontratën për koncesion me kompaninë “Rukolli” të lidhur në vitin 2010 duke e zgjatur me plus 45 vite [objekti i ish stacionit policorë], apo se si për dy vite qeverisje ky pushtet në atë pjesë ka realizuar projekte siç është ai i shtrimit të ca metrave me trotuar në oborrin e shkollës “Malush Ahmeti”.

Mirëpo krejt ajo çka dihet e çka ka njoftuar vartësi i Fadil Nurës është se në këtë takim është bashkëbiseduar për projektet që po zhvillohen në pjesë të ndryshme të Skenderajt.

Postimi plotë:

Në Rezallë, në mesin e shumë qytetarëve e aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për të bashkëbiseduar për projektet që po zhvillohen në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të vazhduar së përmbushuri premtimet e bëra para qytetarëve, duke realizuar programin tonë qeverisës!
SL

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer