Një person ka hyrë në mëngjes në xhaminë e Drenasit, nga ku dyshohet se ka thyer arkën dhe ka vjedhur të gjitha paratë në të, që mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë.
Këtë e ka bërë të ditur imami në xhaminë e Drenasit, Osman Musliu, i cili tregoi se rasti është paraqitur në polici.
“Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr dënimin e merituar!”, shkroi Musliu.