E diel, 22 Dhjetor, 2024

E rëndë: Një 4 vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, dyshohet se është mbytur

Një rast i rëndë ka ndodhur në Ibër Lepenc.

Një 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili dyshohet se është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës që nga ora 19:00.

Raporti policor:

Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet zhytësve për  kërkim-shpëtimit.
Mbi dyshimet fillestare  në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë  kanë filluar kërkimet për fëmiun.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer