Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.
Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë nga Mitrovica. Viktima mësohet se është Jetmira Beka.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.