E premte, 27 Shtator, 2024

Editorial/ “Çele guri gojën” – Sami Lushtaku injoron ditëlindjen e Shaban Jasharit

Shënimet e datave të rëndësishëm në krejt Kosovën në përgjithësi e në Drenicën tonë heroike në veçanti, pa familjen emblematike të komandantit legjendar Adem Jashari janë të mangëta e aq më pak kur këto data janë të lidhura me anëtar të kësaj familje; (termi më i butë që mund të përdoret në këto raste), shkruan portali Rajoni.org.

Por, pikërisht kjo ndodhi e po ndodh në komunën e Skënderajt, ku me metoda perfide po tentohet të margjinalizohen përfaqësuesit e kësaj familjeje, nga të cilët burojnë rrënjët e lirisë.

Kjo përpjekje kundrejt Jasharajve pat filluar mjaft herët nga ata, që këtë familje e përdorën vetëm për të ardhur në pushtet. E njëjta përpjekje kulminoi në zgjedhjet e fundit lokale, ku ata që sot qeverisin me Skënderajn nuk lanë metodë pa përdorur deri shpifjet për ta njollosur ish- kryetarin e kësaj komune, Bekim Jasharin.

Se ka tendenca që të anashkalohet kjo familje tregon edhe rasti i sotshëm në shënimin e ditlindjës së heroit tonë kombëtar dhe ndër mësuesit e parë të Drenicës, Shaban Jashari, si dhe ditën e themelimit të shkollës fillore “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, ku nuk u pa familja Jashari dhe paramendoni a do të kishte mundur të ndodhte një rast i tillë në Dukagjin pa familjen Haradinaj?!

Mbi të gjitha ajo qe ra në sy në këtë organizim është mungesa e Sami Lushtakut, ai madje përveç qe nuk ishtë prezent; të pakten me ose pa qëllim nuk morri mundin ti shkruantë dy tre rreshta në facebook.

Pra, edhe nese ai [Lushtaku] jep diraktiva apo indicie për anashkalimin e Jasharajve e të njejtën kohe të mundohet ta lartësoj dikë mbi këtë familje; kot e ka sepse kjo familje ka respektin e gjithë gjeografisë shqiptarë, ka qenë dhe është vendi ku merrën enregji për projektet e mëdha kombëtare e jo për ato projektet të cilat krijojnë një mjegulli për poziten e shtetit tonë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer