E premte, 27 Shtator, 2024

Këta janë punëtorët që dyshohet se kryen vjedhjen e rëndë në kompanin ku punonin, dëmi kap vlerën e mbi 600 mijë eurove

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm raportoi për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në kompaninë për grumbullimin e katalizatorëve ‘Kos Recycle’ në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, ku tre punëtorë të kësaj kompanie, dyshohet se kanë vjedhur materiale që kapin vlerën e mbi 600 mijë eurove. Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se të dyshuarit për këtë rast janë:

Masar Dedinca 35-vjeçar
Gentiana Dedinca 28-vjeçare
Arbnor Mustafa 29-vjeçar
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra organet e hetuesisë, është zbuluar edhe vetura me të cilën dyshohet se është bartur materiali i vjedhur. Automjeti është në pronësi të të dyshuarit Arbnor Mustafa.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Keqpërdorim besimi’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer