E premte, 27 Shtator, 2024

Automjeti i Njësisë Speciale e godet kamionin e vendosur si barrikadë në Leposaviq (Pamje)

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur, raporton Express.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron atje, prej ku e ka kapur këtë momentit.

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.

U raportua pak më herët se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer