E premte, 27 Shtator, 2024

Në Skenderaj, pushteti vazhdon ti ‘atakoj’ çerdhet

Kryetari i komunës se Skenderajt, Fadil Nurës  si dukët nuk i ka fort për qejfi çerdhet e fëmijëve pasi që vetëm për një kohë të shkurtër ka ndëmarrë disa veprime që nuk po shkojnë në favor të këtyre institucioneve edukativo-arsimore, për më të dashurit tanë – fëmijët, shkruaj portali rajoni.org.

Pas raportimit në media për rrënimin e çerdhës afër shkollës teknike “Anton Çetta” – natyrisht për arsye banale; siç duket kryetari me “transparent“ qysh tani po e quajnë, ka paralajmëruar edhe një veprim të këtij lloj për çerdhën e vetme funksionale në qytet , çerdhen ”Nëna Zahide“.

Portali rajoni.org zbulon se në materialin e shpërndarë për asamblistet e komunës së Skenderajt, pushteti i Nures ka vendosur që tokat e disa personave privat që janë afër çerdhes ti shpall prona me interes publik me destinim ndërtimin e “Tregut të gjelbert”, gjë e cila po duket absurde pasi qe toka është shumë afër çerdhes dhe mund të shkaktoj telashe për këtë institucion.

Ju kujtojmë se kjo pronë ishte e komunën, mirëpo, para 6 viteve, kur Fadil Nura ishte nënkryetar ia kishte dhënë këtyre personave për shkak se komuna i kishte marrë pronën e personave në fjale për realizimin e rrugës “17 shkurti”.

Sa ishte Bekim Jashari në pushtet kishte hedhur akuza qeverisjes Nura rreth dhëniës se kësaj prone, personave në fjale, pasi qe e kishin lënë çerdhen “Nëna Zahide” pa oborr.

Ky qellim i pushtetit të Nures është kundërshtuar fuqishem nga opzita. Pra me këto veprime “me transaprenti“ i Kosovës jo që nuk po mundohet që çerdhet e këtushëme me pas me shumë hapësirë dhe me ja u rritë sipërfaqen për shfrytëzim siç kishte bërë para ardhësi i tij, përkundrazi po e bënë të kundërten, po ja u zvoglon hapësirën.

Në mbledhjen e KPF-së, asamblisti nga IDEALI, Ilir Ejupi e ka kundërshtuar këtë propozim, sipas të cilit është absurde që çerdhes ti ofrohet kaq afër “Tregu i gjelbert”.

Ilir Ejupi

Gjithashtu Ejupi ka thënë se komuna ka tokë të mjaftueshme për ndërtimin e “Tregut të gjelbert”, ku për këtë arsye nuk kemi nevojë të bëjmë kembime me pronat private./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer