Tuesday, April 22, 2025

Momenti kur persona të maskuar sulojnë veturën e Policisë në Zveçan

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në Zveçan, ndërsa ishte nisur te objekti i Komunës.

RTV Dukagjini ka regjistruar momentin kur persona të maskuar vrapojnë pas veturës së Policisë së Kosovës dhe gjuajnë me gurë në drejtim të saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, ka njoftuar Policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer