E shtunë, 28 Shtator, 2024

Skenderaj: Ky është 31-vjeçari qe u vetëdorezua në polici, pasi plagosi një person

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e ndodhur mbrëmë në Skenderaj. Sipas policisë, për plagosjen e 51-vjeçarit është arrestuar L.R., 31-vjeç ndërsa është konfiskuar edhe një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek, një gëzhojë.

Njoftimi i plotë:

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes se djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Ndërsa në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek, një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer