E shtunë, 28 Shtator, 2024

VIDEO/ “Bon kujdes, ty duhet me te qu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është ndërprerë fjala për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell Insajderi.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.

Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin se Kurtin”.

“Ju me keni ftuar në studio, për befasi të tilla është mirë që të dakordohemi paraprakisht. Nëse ki interesim me me pas prapë në studo bëj kujdes” i tha Haradinaj.

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.

“Ju kërkoj ndjesë z.Haradinaj”, tha Panduri.

https://vm.tiktok.com/ZM26K4bfe/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer