Pas raportimi të punësimit të të afermit të Ramiz Lladrovcit, punësimin e tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, punësimin e vëllaut të drejtorësh Laureta Thaçi, punësimin e motrës se zyrtares se kabinetit Rrezarta Prokshi – në hulumtimin e rajonit gjendet edhe emri i Verona Grudës.
Sipas Dritan Ajazi ish-kandidatë për kryetarë të Komunës së Drenasit, Verona Gruda është familjarë e Nexhmedin Grudës – drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.
Vetë drejtori në fjalë ka mohuar se e ka anëtare të familjes, megjithatë Insajderi ka kuptuar se e njëjta është e afërme e tij edhe pse jo në rrethin e ngushtë.
“Unë, me kompetencë të plotë ju them JO. Me personin qe ju e keni shënuar unë ndajë të njëjtin mbiemër por nuk e kam anëtare të familjes së ngushtë“, tha Gruda!