E enjte, 16 Janar, 2025

“Politika nuk është përfitim personal“, Ish asamblstit i rehatohet i ‘afermi’ në QKMF të Drenasit!

“Politika nuk është përfitim personal,ndërsa
pjekja politike e një politikani arrihet kur me etikë e sinqeritet kontribuon për të mirën e përgjithshme”, këtë artikull vendosem ta nisim me këtë thënië të publikuar kohë me pare nga ish-asamblisti i PDK’së se Drenasit, Përparim Bajraktari, shkruan portali rajoni.org.

Pra, ai e beson atë figure qe politiken nuk e sheh për perfitime personale.

Se kjo thënië a ka vlere për politikanin dhe pushtetin të cilin ai e promovon në rrjetin social në ‘facebook’, këtë dijnë ti përgjigjjen me se miri qytetarët e Drenasit.

Në konkursin e fundit në QKMF në mesin e të afërmeve të shumë pushtetarëve të rehatuar në këtë institucion figuron edhe emri i Berat Bajraktarit, i afërm i ish asamblistit Përparim Bajraktari.

Ish-asamblisti i PDK-së, Bajraktari tha për Insajderin se nuk ka lidhje familjare me të.

“E kemi të njëjtin mbiemër, andaj jo vetëm që nuk e kam vëlla, por nuk kemi as afërsi familjare“, deklaroi ai.

Por, afërsinë e tyre qoftë edhe miqësore e dëshmon një postim i këtij të fundit që tregon mbështetje për personin që u pranua.

Pra, pas raportimi të punësimit të të afermit të Ramiz Lladrovcit, punësimin e tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, punësimin e vëllaut të drejtorësh Laureta Thaçi, punësimin e motrës se zyrtares se kabinetit të kryetarit – Rrezarta Prokshi, punësimin e të afërmit të drejtorit Nexhmedin Gruda, kësaj liste ju bashkangjit edhe ish asamblisti e perkrahesi i këtij pushteti Perparim Bajraktari!


Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer