Një anëtar i kuvendit komunal të Skenderajt (Emer i ditur për rajoni) i cili është edhe zyrtar në një shkolle është raportuar për ngacmim seksual.
Sipas burimeve jo zyrtare të portalit rajoni.org, ngjarja ka ndodhur këto ditë, në një shkoll të Skenderajt ndërsa i dyshuari pas kësaj është intervistuar nga polica, e kjo e fundit nuk ka raportuar për rastin në fjalë në raportet e saj për ngjarjet qe ndodhin brenda 24 ore.
Sipas të njejtave burime për rastin në fjal policia ka zbarkuar dy here në shkollën ku i dyshuari punon.
Portali rajoni.org i ka shkruajtur policisë se Kosovës për t’a konfirmuar rastin mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer pergjigjje.
Rajoni ka tëntuar të flasë edhe me drejtorin e shkollës në fjalë i cili menjehere pas prezantimit të rajonit ka shkeputur lidhjen dhe deri në publikimin e lajmit ka qenë i pa arritshem.
Në lidhje me rastin në fjale portali rajoni ka kontakuar edhe Amir Lushtakun, zyrtari i informimit të komunës se Skenderajt për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.
I njejti i tha rajonit se nuk ka dijeni për një rast të tille.
Portali rajoni qendron mbrapa lajmit dhe do të ju mbaj të informuar lidhur me rastin./Rajoni.org/