Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset.
Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.
E si duket një kompani në Skenderaj ka vendosur qe para se gjithash objektiv kryesor ta këtë sigurinë e punëtorëve.
Bëhet fjalë për një vendpunishtë, ku kompania “Lo risi” shpk përveç qe punëtorëve u’a obligon dhe u’a paguan trajnimet sistematike për mbrojtje në punë i njejti ka vendosur qe në çdo punishtë ta vendos billbordin me rregullat e punës.
Derisa në menduam se personi qe po flisnim në punishtë ishtë mjeshtër i kësaj kompanie, në fakt ai ishtë vetë pronari i kompanisë; Lavdim Jashari, i cili nuk parapelqen qe punëtorët ta thërrasin shef e as portali rajoni.org të i drejtohet në artikull me termin bizismen.
Ai tha se kjo kompani pas këtij billbordi se shpejti do të filloj edhe me aplikacionin.
“Ky aplikacion do të përditësohet disa herë në ditë me gjëra të reja që do ta bëjnë kontabilitetin [regjistrimin elektronik të orëve], faturimin, raportimin”, perfundoj Jashari.